Pacolli thotë se dy njohje për Kosovën i ka në telefon

Presidenti i Aleanca Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli, ka bërë të ditur se në rast se Qeveria do të udhëhiqet nga koalicioni LDK-AKR-Alternativa, pas katër vitesh do të ketë 150 njohje nga shtetet e tjera për Kosovën. Madje, ai ka thënë se dy njohje i ka ‘në telefon’.

“Nuk më nevojitet politika se nuk kam përfituar prej saj e as nuk dua të përfitoj, por e di që mund të bëj mrekulli për të, jo vetëm si Behgjet. Ministria e Punëve të Jashtme duhet ta ketë një ministër të dëgjueshëm e të punojë sipas rekomandimeve të mia, e unë ia hapi derën kudo që ai të ketë më lehtë të lobojë”, ka thënë Pacolli, transmeton Tribuna Channel.

Tutje ai ka thënë se Enver Hoxha “nuk ka dashur të jetë afër meje”, por ka thënë se do të jetë afër ministrit të ardhshëm që do ta ketë Kosova – nëse do të qeveriset nga ky koalicion.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

rolex replica paypal patek philippe
VERZIONI DESKTOP