Rreziqet që kërcënojnë sistemin ekologjik të planetit dhe mirëqenien e njerëzimit

Temperaturat vazhdojnë të rriten. Viti 2016 ishte viti më i nxehtë dhe viti i tretë radhazi që arrin rekord nxehtësie. Ndërsa ngjarjet klimetike ekstreme janë bërë diçka normale dhe jo më diçka e jashtëzakonshme. Me rritjen e ditëve të nxehta janë rritur thatësirat dhe zjarrërat në zonat më të pambrojtura. Nga ana tjetër edhe temperatura e oqeaneve është rritur ndjeshëm duke bërë që të avullojë më shumë uji dhe si pasojë rreshjet janë gjithnjë e më intensive duke shkaktuar përmbytje rekord, transmeton Bordo.al.

Gati të gjitha akullnajat më të mëdha në botë vazhdojnë të shkrijnë ndërsa akullnaja detare e Arktikut po zvogëlohet më me shpejtësi. Viti 2016 regjistroi rekordin e rënies së nivelit të akujve detarë si në Arktik edhe në Antarktidë, ndërsa Grënlanda po humbet mesatarisht më shumë se 250 miliardë tonë akull në vit. Por ndërsa akulli vazhdon të shkrijë me rritme të larta, nivelet e detit rriten gjithashtu në gjithë botën, duke vënë në rrezik miliona persona që jetojnë në zonat e ulëta, që rrezikojnë përmbytje të pariparueshme. Këto përmbytje pritet të shkaktojnë miliona refugjatë klimatikë.

Nivelet e dioksidit të karbonit kanë kaluar nivelin e 400 ppm (pjesë për milionë) në mars të vitit 2015. Hera e fundit që arrihej ky nivel në Tokë, njerëzit nuk ekzistonin. Shkencëtarët kanë sugjeruar se niveli i CO2 duhet të ulet nën 350 ppm për të evituar efektet më shkatërruese të krizës klimatike. Megjithatë në vitin 2016, 81 për qind e gjithë energjisë vazhdon të prodhohet nga karburantë ma bazë karbonin.

Shumë kriza ndërkombëtare janë shkencërisht të lidhura me ndryshimet klimatike, përfshirë edhe humbjet botërore në biodiversitet. Këto humbje nuk sjellin vetëm një humbje të mrekullive natyrore por edhe të ekuilibrave natyrorë. Por këto prishje ekuilibrash dhe ndotja e arjit ndikojnë në zgjerimin e sëmundjeve pandemike dhe të dëmeve të tjera në shëndetin e njeriut.

Kostot ekonomike të ndryshimeve klimatike vazhdojnë të rriten. këtë vit, forumi ekonomik i Davos-it e përcaktoi krizën klimatike si kërcënimin më të madh për ekonominë botërore. Ndërsa OKB-ja në vitin 2015 vlerësoi se dëmet e shkaktuara nga klima lënë 15 milionë persona të pastrehë duke rënduar edhe më shumë krizën e refugjatëve në botë, që është një problem gjigant ekonomik dhe politik.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button