DOKU.TECH: Një ndër ngjarjet kryesore teknologjike në Prishtinë publikoi agjendën

DOKU.TECH, konferenca më e rëndësishme e teknologjisë në Ballkan po vjen për herë të parë në Prishtinë, duke sjellë disa prej mendjeve më kurioze  të botës për të diskutuar mënyrat në të cilat teknologjia formëson shoqëritë dhe jetët tona.

Përgjatë të Shtunës dhe të Dielës, festivali do të prezantojë 15 folës, 3 ekspozita, 9 punëtori, 2 shfaqje filmash dhe 6 DJ performanca.

Mendimtarë, artistë, dhe ndërmarrës do të vijnë nga San Francisco, Reykjavik, New York, Berlin, Singapore, Boston, Tirana, dhe Beogradi….

Fjalimi hapës do të bëhet nga themeluesja Islandeze e Pirate Party e cila është edhe vullnetare e Wikileaks, Birgitta Jonsdottir, në mesin e folësve është poashtu edhe investitori i start-up-eve dhe filantropisti David Batstone, i njohur për punën e tij me U2, dhe shpikësi Matan Berkowitz i listuar nga magazina Forbes në listën 30 njerëzit nën moshën 30 vjeçare, dhe Vuk Cosic pionier i artit të internetit dhe strategjist në projektin “Rijeka 2020 Capital of Culture”.

Vizitorët për herë të parë do të mund të luajnë lojërat më të mira nga A MAZE., festivali i pavarur i lojërave nga Berlini dhe do të mësojnë poashtu shumë për jetën e tyre online nga ekspozita e famshme “The Glass Room” nga New York.

Pjesa kryesore e programit do të mbahet në Termokiss – qendra kulturore më e re dhe më interesante në rajonin e Prishtinës. Punëtoritë me lojëra kompjuterike do të ndodhin në Xportal, dhe programi muzikor do të mbahet në Klubin M, i përfaqësuar nga sekreti më i ruajtur i Harlemit – Likwuid, dhe DJ më interesant i Beogradit DJ Duo Feloneezy dhe Jacki Dagger i mbështetur nga X-Rated Self Love lokalë dhe Adrian Berisha.

DokuFest, festivali mëmë i DOKU.TECH, do të sjellë dy filma të mrekullueshëm- “Lo and Behold” nga Herzog dhe “Future My Love” nga Maria Borg.

Programin e plotë e gjeni në këtë link:
 http://www.doku.tech/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP