13-vjeçari shqiptar, një ‘Giuseppe Verdi’ që po triumfon në garat ndërkombëtare (FOTO)

Mund të konsiderohet si “Giuseppe Verdi” shqiptar. Është vetëm 13 vjeç dha ka spikatur në konkurse ndërkombëtare.  Ka arshivuar dhjetëra çmime absolute. Në kah të tij mësuesja e talentuar e pianos në Elbasan Violeta Sulkuqi.

Triumfi i fundit janë dy çmime në Palmanuova të Italisë. Por nuk mbaron me kaq. Është duke u përgatitur për një masterklas ndërkombëtar në Slloveni dhe më pas në Gjermani dhe…kështu pa fund.  Kombinimi perfekt i dy artistëve shqiptarë mësues-nxënës mori vlerësimin e jurisë dhe publikut duke i dhënë maksimumin talentit nga Elbasani.

Mësueseja Violeta Sulkuqi tregon se Orenci bëri një prezantim mjaft të mirë në konkursin ndërkombëtar “Filippo Trevisian” në Palmanuova, Trieste, Itali dhe arriti çmimin absolut për grupmoshën e tij dhe po kështu mori njëherësh edhe çmimin e madh të konkursit “Filippo Trevisan”  për moshat 5-15 vjeç. Në këtë konkurs spikati nga të gjithë dhe ishte perfekt në komunikimin me publikun.

Ky rezultat i Orencit vjen pasi kishte fituar edhe çmimin absolut “Filippo Trevisan” në Tiranë në prill të këtij viti. Orenci ka pasur një zhvillim të madh. Talenti dhe përkushtimi i tij e kalon moshën, ka një perceptim më të pjekur dhe që hyn në radhën e muzikantëve. Nuk mund të quhet më nxënës. Ai sfidoi rreth 900 konkurrentë mes të gjitha profileve muzikore mes të cilëve fituan vetëm dy pianistë një nga Estonia dhe Orenci nga Shqipëria.

Pjesët e zgjedhura në natën e fundit ishin Caprice M. Moszkoëski dhe një pjesë nga Albert Paparisto, një elbasanas. Aq shumë tërhoqi vëmendjen partitura shqiptare sa na u zhduk(qesh).

Orenci tregon emocionet e përjetuara:  Në konkursin e Palmanuova u ndjeva mjaft i entuziazmuar. Ishte momenti, programi apo formimi im që më bënë të mos kisha asnjë arsye të mos luaja bukur. Rezultatet e këtij konkursi treguan se puna dhe lodhja e përgatitjes për të ardhur deri këtu, na u shpërblyen. Na presin sfida të reja në të ardhmen. Bashkë me mësuesen po përgatitemi për një masterklas ndërkombëtar në Slloveni, rezultat çmimeve në konkursin e Palmanuova dhe një tjetër në Dyren të Gjermanisë. Na pret dhe një konkurs në Prishtinë. Pra sfidat vazhdojnë.

Pianisti i famshëm thotë se çdo ditë e tij ka lidhje me pianon. “Vazhdoj në klasën e shtatë të shkollës së muzikës Onufri. Ndjek kurset e gjuhëve të huaja dhe më pas ushtrim në piano që i mbledh të gjitha. Nuk kam një orar të përcaktuar, por çdo ditë i jap kohën e nevojshme pianos”.

Violeta Sulkuqi shprehet e sigurtë për të ardhmen e Orencit. “Ai ka ardhur gjithmonë në rritje sepse i ka rezistuar përherë këtij niveli. Pjesëmarrja jonë është më e madhe dhe në nivele më të larta tashmë ndërsa Orenci i është përgjigjur me nivelet maksimale të interpretimit. Me gjithë rritjen e vështirësive në vite,  ai i ka rezistuar konkurrencës duke ia dalë edhe në përballje të rëndësishme. Këto na bëjnë të angazhohemi më shumë, më seriozisht me ambicie për të fituar sfida të reja”.

Vlerësime dhe çmime

Sa për çmimet e para absolute, janë aq shumë sa vështirë se mund ti citosh të gjitha. Historikisht Orenci ka filluar me festivalet e EPTA- Albania, realizuar në Liceun Artistik “Jordan Misja” e Universitetin e Arteve. Në këtë konkurs është vlerësuar me 4 çmime të para absolute, si dhe çmimin në emër te personaliteteve artistike shqiptare dhe të huaja si “Lola Gjoka”, “Cesk Zadeja”, “Filippo Trevisan”, “Carola Grindea”, dhe “Orkestra RTSH” që i dha mundësinë të luajë me orkestrën e Radio Televizionit Shqiptar në 2013. çmimet  e para absolute për Orencin vazhdojnë. Arrin të marrë maksimumin në konkurset “Chopin” në Tiranë,  “Këngët e Tokës” në Ksamil, “Mozart” , në “Gioia del Sole” dhe çmimin e Kritikës në Bari, “Grand Prix” në Athinë, “Dinu Lipati” në Romë, 3 herë  çmim të parë absolut në Konkursin Ndërkombëtar ArsKosva në Prishtinë, ku dhe është ftuar për të dhënë koncert recital etj.

Sot i numërohen çmimet e dyta, në konkuset  “Cezar Frank”, Bruksel, “JenoTokac” Austri,  e Casa “Giuseppe Verde”, Milano.

Teressa Trevissan, pianiste, presidentja e konkursit ndërkombëtar “Filippo Trevisan” pohon:

Orenci sapo ka fituar çmimin absolut Filipo Trevisan në Tiranë në prill. E kam njohur këtë djalë qysh kur ishte i vogël dhe ka ecur me hapa gjigande. Vlerësime maksimale për përkushtimin e tij dhe për mësuesen, Violeta, të cilët janë një kombinim perfekt. Infoelbasani.al

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button