LETËR E HAPUR për kryeministrin Zoran Zaev

Të lirohen të pafajshmit që ZOTI të shtojë mëshirën për këtë vend!

I nderuari z. Kryeministër,

…Pavarësisht sesi, por në dorë ju ranë materiale me të cilën në mënyrë brilante shpërfaqet TË VËRTETËN për sundimin e një establishmenti autoritarë më shumë se një dekadë. Shpërfaqja e materialeve nga ana juaj dekonspiroi skajshmërish një regjim të cilin fatmirësisht qytetarët e këtij vendi e rrëzuan me shumë mundime por me votën e lirë.

Përgjimi i mijërave njerëzve jashtë kornizave ligjore që përcakton një shoqëri është shëmtia më e madhe që mund ti ndodhe një shteti , dhe për këtë shëmti gjithsesi fajtorët duhet të dalin para drejtësisë për të marrë dënimin e merituar.

Por z. Zoran Zaev, tani më jeni kryeministër i vendit, ndonëse me plot meritë, por ajo që ju keni pohuar publikisht disa herë se ,,Në burgje mbahen njerëz të pafajshëm,, për rrastet përkatëse, kjo ishte një pohim sa i madh, i sinqertë dhe dinjitoz, por kjo duhet bërë edhe me vepër .

Të lutemi z. Kryeminstër , pa humbur asnjë minutë, janë gjykatat ata që procedojnë dhe vendosin, por ju keni pushtetin që jua garanton ligji dhe kushtetuta për ta trasuar aksin, që institucionet e vendit të marrin sa më shpejtë që është e mundur të gjitha hapat e duhura që në këtë vend të mos ketë njeri TË PAFAJSHËM prapa grilave për veprat që i janë mveshur me konstruksione dhe sajime në forma të ndryshme nga një bandë politike që sapo shkoi në histori.

Bëjeni hapat tuaj si kryeministër dhe si qeveri, ne po ju vëzhgojmë, e dini edhe vetë më mirë të lirosh njëqind të fajshëm sesa të mbash të robëruar sikur edhe një të pafajshëm për veprën që s’është provuar drejtë se e ka bërë.

Zoti Zaev, të lirohen nga grilat njerëzit e pafajshëm, kjo është padrejtësi e madhe ky vend nuk mund të ecë përpara as në demokraci e as në zhvillim, e lëre më në Evropë, po sikur edhe një njeri të mbanë padrejtësisht prapa grilave. Por fatkeqësisht pohohet se janë shumë të tillë.

Të lirohen të pafajshmit që ZOTI të shtojë mëshirën për këtë vend, aq më tepër kurë shumë hajdutë politik që na vodhën e mashtruan , që ashiqare duhet të gjenden prapa grilave ata akoma janë në liri, dhe pa fije turpi akoma tentojnë të tregohen si engjëj dhe po vazhdojnë të na ,,mashtrojnë,, mua ,ty dhe gjithë neve që shpresojmë në LIRINË E TË PAFAJSHMËVE!

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button