A duhet të prishet projekti “Shkupi 2014”?

Ministri i ri i kulturës Robert Allagjovski ka paralajmëruar se njëra prej prioriteteve të tij do të jetë ndalimi i punimeve të projektit “Shkupi 2014”. E për këtë e përkrahin edhe Sindikata e Pavarur e Punëtorëve dhe Inxhinierëve të Ndërtimit “GRITG”, njofton TV 21.

Atanas Trajkovski inzhinjer i ndërtimit thotë se nuk duhet që përmendoret të rrënohen pasi që veç më janë ndërtuar edhe pse është nga stiropori dhe prej materialit që është jokualitativ.

Qeveria e re ka paralajmëruar se do ti bëjë revizion të gjitha marrëveshjeve ndërtimore të cilat janë bërë për të gjitha objektet sa kanë kushtuar dhe sa nevojitet për mirëmbajtjen e tyre.

Edhe inxhinierët e sindikatës së pavarur thonë se janë të gatshëm për të ndihmuar që të gjithëa marrëveshjet dhe punët e paligjshme të dalin në shesh.

Kryetari i komunës Qendër, Andrej Zhernovski pas ardhjes në këtë detyrë ka angazhuar komisionin i cili ka përgatitur dy revizione për projektin “Shkupi 2014”. Sipas raporteve të revizioneve, ka parregullsi gjatë procedurave për vendosjen e përmendoreve. Ndërsa, sipas të dhënave të rrjetit hulumtues “BIRN”, “Shkupi 2014” i ka kushtuar Maqedonisë mbi 640 milionë euro, edhe pse në fillim ishte paraparë që do të kushtojë vetëm 80 milionë euro.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button