“E bukur, e bukur, po me operacione plastike…”, ja si u përgjigjet aktorja e njohur sulmeve mediatike

“Para dhe pas operacione plastike” nuk është një temë e nxehtë vetëm në Shqipëri për personazhet e njohur, por edhe për ata ndërkombëtarë, të cilët vihen vazhdimisht në fokus të mediave për ndryshimet në pamjen e tyre.

E fundit “viktimë” është aktorja e njohur turke, Meryem Uzerli, e cila, nga mediat turke është akuzuar se ka bërë ndërhyrje në nofull dhe në buzë. E dashur për publikun sidomos me rolin e Hyremit në serialin “Sulejmani i madhërishëm”, Meryem ka deklaruar shpesh se nuk ka pasur nevojë të kryejë operacione plastike, por nuk kanë të njëjtin mendim me të shumë media turke, të cilat vazhdimisht e kanë vënë në fokus të rubrikave “para dhe pas”.

Meryem ka postuar shpesh në profilin  e saj foto nga rinia e hershme, nga vitet e akademisë, teatrit, por edhe foto nga fëmijëria. Pa dhënë detaje dhe pa sqaruar gojët e liga, aktorja 34-vjeҫare ka reaguar për lajmet e ditëve të fundit që e kanë akuzuar për ndërhyrje estetike në fytyrë. Siҫ shihet edhe në këto foto, më shumë se flokët dhe ngjyra e tyre, tiparet e aktores duken të jenë të njëjtë me gjithë ndryshimet në vite.

Jo më kot, edhe fansat në rrjetet sociale i shkruajnë se është po e njëjta Meryem si edhe shumë vite më parë. Mendoni edhe ju njëlloj?

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button