Tregoni, ju, shumica të profesorëve universitar kolegët tuaj të studimeve

O arsimin që pas shumë debilëhaneve, analfabetëhaneve, shkollëhaneve, universitetëhaneve, diplomëhaneve, magjistër-doktorëhaneve, rrjephaneve, shqephaneve, budallëhaneve hiqet TESTIMI EKSTERN.

Po kush i shtoi që nga 2002 e këndej këto vlerëhanet e lartëshënuara, a udhëheqhanëmit, ministrahanëmit e Bëdëisëhaneve.

Tani do bëhemi më serioz.

Cila ishte ajo qeveri e parti që e pruri deri në këtë derexhe këtë arsimin tonë.

Mallkuar qofshi ju që keni luajtur e nënçmuar diturinë e pastërtisë, me paditurinë e papastërtisë. E dini çështë dituria?, dituria është pastërti dhe këtë pastërti e marrin vetëm shpirtrat e pastër nga mëkatet. Pengesa kryesore e diturisë suaj është mëkati i diplomave, titujve shkencore, pozitave shtetërore. Ju që keni bërë shkolla të panjohura, të fshehura, të paditura, katërmujore, gjashtëmujore titujshkencore e fare si njihni profesorët e provimeve, lëndëve të notave tuaja.

Ju që keni bërë grumbuj analfabetësh diplomash fakultetesh, temash magjistrash e disertacionesh të dyshimta doktorësh.

Pa më tregoni, ju, shumica të profesorëve universitar, kolegët tuaj të studimeve a i njihni, cilēt janë, ja ne po ua tregojmë kolegët tanë të studimeve kanë qenë: Shkëlzen Halimi, Ilir Ajdini, Agim Leka, Ramadani i Radushës-ambasador, Mujaserja, profesoreshe ne gjimnazin e Kërçovës, Bujar Hoxha, studionte anglishten, Florim Ajdini, frengjishten, Numan Sallai, gazetarinë, Rami Kamberi, Femi Beqiri, Nusret Sulejmani, para nesh ishte Nazif Zejnullahi, pastaj më vonë Daut Dauti , Mirushe Hoxha e tjerë që s’më kujtohen, harrova poetin, shkrimtarin nga Kumanova, Buranedinin etj.

Po ju profesor universitar a mund të na tregoni gjeneratën tuaj të studimeve, apo mos shkollat tuaja janë të panjohura, që i keni kryer me ndihmën e partisë suaj të BDI-së pas 2002 e këndej.

Thenie profetike : “Kur do ketë shumë të shkolluar e dituri hiç, atëherë do bëhet kiameti për popullin”

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button