Barcelona prezanton trajnerin e ri

Barcelona prezanton trajnerin e ri të saj, Ernesto Valverden. Dikur futbollist i skuadrës katalanase, ish-tekniku i Athletic Bilbao nënshkroi me nënkampionët e Spanjës një kontratë 2-vjeçare me opsion edhe për një të tretë.

Ernesto Valverde emri i të cilit në pankinë e Barcelonës u zyrtarizua vetëm ditën e hënë, pasoi në këtë detyrë Luis Enriquen, e cila e kishte deklaruar largimin e tij përpara disa javësh, transmeton Top Channel.

“Kam një përgjegjësi të madhe për këtë klub, pasi do t’u duhet që t’u përgjigjem shumë njerëzve. E di që është një sfidë e madhe dhe unë e kam me pasion. Shpresoj që të gjithë ta përjetojmë sa më mirë”, tha Valverde në konferencën për shtyp, të mbajtur me rastin e prezantimit të tij.

Ernesto Valverde, i cili ka luajtur në radhët e Barcelonës në vitet 1988-1990 nën urdhrat e Johan Cruyff, e nisi karrierën e tij si trajner teksa drejtoi skuadrën e të rinjve të Athletic Bilbaos. Më pas, ai ka drejtuar skuadrën e parë të Bilbaos për 6 sezone, duke e drejtuar atë në 308 ndeshje.

Gjatë qëndrimit të tij te Bilbao, Valverde ka mundur ta kualifikojë për në Kupat e Evropës në 5 raste. Nën drejtimin e tij, Athletic Bilbao i dha fund pritjes 31-vjeçare për trofe, teksa në vitin 2015 skuadra baske fitoi Superkupën e Spanjës, teksa mposhti Barcelonën me rezultatin e përgjithshëm 5-1.

Tjetër skuadër që ka drejtuar Valverde është edhe Espanyol, me të cilin arriti deri në finalen e Kupës UEFA në vitin 2007, ku humbi ndaj Sevilla pas gjuajtjes së 11-metërshave. Jashtë Spanjës, Valverde ka qenë trajner i Olympiacos, me të cilin ka fituar 2 tituj kampionë të Greqisë dhe 2 Kupa të Greqisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button