Poposki: Është arritur progres në rrugën drejt BE-së, mbetet ende punë

Integrimet evropiane dhe euroatlantike ishin prioritete më të larta strategjike. Në periudhën e kaluar janë bërë shumë punë, por mbeten ende shumë punë të cilat duhet të bëhen.

Këtë e theksoi ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Poposki sot në konferencën për shtyp duke prezantuar një pjesë të rezultateve nga puna në mandatin e deritanishëm, në të cilën dëshiroi që sa më shpejt Maqedonia të bëhet pjesë e bashkësisë evropiane dhe euroatlantike, transmeton MIA.

“Maqedonia ka arritur progres në periudhën e kaluar dhe në qoftë se i krahasojmë situatat të cilat i kemi pasur në të kaluarën, mendoj se nga aspekti administrativ kemi kapacitete shumë më të mëdha, nga aspekti i hapave të cilët i kemi ndërmarrë në periudhën e kaluar. Nën rrethana shumë të vështira kemi konfirmuar se, megjithatë, jemi vend i qëndrueshëm i cili nuk i nënshtrohet shumë lehtë sfidave të cilave me siguri kanë qenë më të vështira se kurdo qoftë nga sfidat me të cilat janë ballafaquar fqinjët tanë. Përfundimisht edhe arsyeja e vetme për shkak të së cilës ende nuk jemi vend anëtar i Aleancës së NATO-s, e nuk i kemi filluar edhe negociatat me BE-në, është në fushën e politikës reale. Kjo është në qoftë se kemi vend anëtar edhe në NATO dhe në BE, i cili nuk dëshiron në moment të caktuar t’ua japë këtë mundësi, këtë mund ta bëjë. Edhe ne duhet të jetojmë me këtë realitet, t’i përshtatemi kësaj situate dhe të përpiqemi që ndërkohë të bëjmë gjithçka çfarë është në fushën e kontrollit tonë. Ka gjëra mbi të cilat mund të ndikoni, ka gjëra mbi të cilat nuk mund të ndikoni. Unë besoj dhe jam i bindur se edhe koha do të dëshmojë se kemi bërë hapa përpara, dhe jam i sigurt se në moment të caktuar bashkërisht do të mund të urojmë për shkak se ky qëllim do të arrihet”, tha Poposki.

Sipas tij, ka sfera të shumta në të cilat duhet të përmirësohemi dhe duhet të bëhen hapa për këtë.

“Sfida të ardhshme, jo vetëm këtë vit por edhe në atë pas tij dhe kur do të hyjmë në BE, janë shumë gjëra që do të duhet t’i përmirësojmë. Çështja kyçe është se ne para shumë kohësh e kemi arritur standardin për zhvillim të negociatave për anëtarësim në BE dhe i kemi përmbushur aspektet formale për anëtarësim në NATO. Është shumë e qartë se pse nuk jemi dhe duhet t’i përshtatemi këtij realiteti. Duhet t’i përkushtohemi gjërave që mundemi vetë t’i ndryshojmë”, theksoi Poposki.

Ai konsideron se ajo që duhet të bëhet në rrugën drejt BE-së është që të definohet korniza kohore nga ana e vendeve anëtare të BE-së në të cilën do të shënohet se çka është e nevojshme që të ketë demokraci funksionale, qeverisje të së drejtës, të funksionojnë institucionet, kriteret në sfera të tjera kyçe.

Lidhur me marrëdhëniet me Greqinë, tha se ka bërë lëvizje shumë serioze në klimën e cila ekziston midis dy vendeve dhe kjo konsideron se gjithashtu është edhe interes i Maqedonisë.

Për negociatat për dallimet rreth emrit porositi se nuk guxon asgjë të bëhet në dëm të interesave kombëtare të RM-së dhe se secili mban përgjegjësi.

Në konferencën për shtyp i përmendi edhe rezultatet e diplomacisë ekonomike, hapjen e ambasadave të reja, shkurtimin e shpenzimeve përmes shfrytëzimit të hapësirave të përbashkëta për ambasada me vende të tjera.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button