Komuna e Likovës e mbuluar nga bërlloku

Për sa kohë ishte kryetar komune, Sadulla Duraku nuk arriti assesi të pastroj mbeturinat nga më të ndryshmet në afërsi të pendës së Likovës. Deponia e improvizuar nga dita në ditë vazhdon të rritet dhe me të madhe po shkatërrohen sipërfaqet gjelbëruese e për të cilat nuk merr përgjegjësi askush”, njofton Alsat M.

Mal mbeturinash shihet në afërsi të pendës së Likovës dhe në hyrje të fshatit Nikushtak ku kjo do të vazhdojë të ngufas banorët e kësaj komune edhe për një kohë të gjatë. Që në vitin 2013 Duraku kishte paralajmëruar realizimin e projektit për ndërtimin e një deponie regjionale në rajonin e Kumanovës, por deri më sot kjo ka mbetur vetëm ide në letër dhe asgjë më shumë.

Durakun Komuna e Likovës do e përcjell nga ky post me kritika të shumta për moszgjidhjen e problemeve me infrastrukturën, mbeturinat , kanalizimet dhe shumë  çështje të tjera të premtuar por që mbetën të pazgjidhura edhe sot e kësaj dite

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button