Sukseset e ansamblit shqiptar në Algjeri e Maroko viti 1963 dhe në Greqi viti 1978 (VIDEO)

Pas një udhëtimi me autobus arrin në Marok, ku shihen njerëz me deve, por edhe pritja miqësore që i japin ansamblit tonë. Udhëtojnë drejt Rabatit, ndërsa ansambli ynë merr pjesë në Festivalin e Melenës, për vendet e Mesdheut. “Vallja e gështenjave” dhe më tej Qemal Kërtusha këndon këngën “Që nga Durrësi në Tiranë”. Vizita e delegacionit tonë pas pesë ditësh mbyllet në muzeun e qytetit (një ndërtesë 300 vjeçare); vepër mjeshtërore e skalitjes dhe dekoracionit, e më tej nisen drejt Kazablankës, portit më të madh në Adriatik.

Në këtë pjesë të dytë të ansamblit shqiptar po iu transmetojmë dy dokumentarë (të shkurtuar për Konica.al) që flasin për sukseset e artit shqiptar në Algjeri dhe Marok në vitin 1963. Më tej, në pjesën e dytë të këtij cikli, është dokumentari (origjinal prej 31 minutash) i titulluar: “Suksesi i ri i ansamblit tonë në Greqi”; një dokumentar i realizuar në vitin 1978, shkruan Kultplus.com

Në dokumentarin e parë “Nëpër Algjeri dhe Marok” me imazhe të realizuara nga Hamdi Ferhati, shfaqet vapori “Gjergj Kastrioti” që çan ujërat e Mesdheut. Nga larg duket Porti i Algjerisë, ku Ansambli ynë i këngëve dhe valleve, po shkon për vizitë. Për të pritur Ansamblin, sipas përshkrimit të AQSHF-së për këtë dokumentar, kanë dalë përfaqësues të artit dhe kulturës në Algjeri, ambasadori i Shqipërisë atje, Munir Kroi si dhe përfaqësues të RP të Kinës, Kubës dhe Koresë, në Algjeri. Më tej, përshkruhet qyteti i Algjerit, si qytet i kontrasteve dhe në mes të qytetit ngrihet, lapidari i martirëve të kombit.

Imazhet na çojnë më pas në ndërtesën ku ndodhej Ambasada shqiptare në Algjer dhe pas kësaj në koncertin ku marrin pjesë qindra spektatorë. Siparin e hap Ibrahim Tukiqi, me këngën e Gjyles e më pas grupi i valleve kërcen, Vallen e Shqipes. Në fund të shfaqjes, presidenti i Algjerisë, Ahmet Ben Bala, shkon në skenë dhe përshëndet artistët shqiptarë. Në Tipeza, artistët bënë një vizitë në Teveresten e lashtë, e më tej në një xhami të bukur me arkitekturë arabe, në rrugët e ngushta të lagjes Kazbah, e pazarin e vogël me tezga. Pas brohoritjeve entuziaste…ansambli shqiptar largohet për në Marok.

Pas një udhëtimi me autobus arrin në Marok, ku shihen njerëz me deve, por edhe pritja miqësore që i japin ansamblit tonë. Udhëtojnë drejt Rabatit, ndërsa ansambli ynë merr pjesë në Festivalin e Melenës, për vendet e Mesdheut. “Vallja e gështenjave” dhe më tej Qemal Kërtusha këndon këngën “Që nga Durrësi në Tiranë”. Vizita e delegacionit tonë pas pesë ditësh mbyllet në muzeun e qytetit (një ndërtesë 300 vjeçare); vepër mjeshtërore e skalitjes dhe dekoracionit, e më tej nisen drejt Kazablankës, portit më të madh në Adriatik.

Realizimi origjinal i këtij dokumentari është prej 26 minutash, me skenar të Muharrem Skënderit dhe regji dhe operator Hamdi Ferhatit. Si bashkëpunëtorë të realizimit të tij kanë qenë: Ismail Balla, Xhevat Behri, Selman Kasapi, Tomi Vaso dhe Marika Vila.
Në pjesën tjetër, nga një dokumentar të gjatë 31 minuta, Konica.al ka shkurtuar pjesët më interesante të këtij udhëtimi të bukur përmes artit shqiptar, me titull: “Suksesi i ri i ansamblit tonë në Greqi”; me regji të Pëllumb Kallfës.

Sipas përshkrimit nga AQSHF, operatori (njëherazi regjisor) Pëllumb Kallfa ka kapur vendosjen e afisheve që lajmërojnë ardhjen e ansamblit shqiptar në Greqi, e më tej, pamje nga qyteti i Janinës. Pamjet e mëtejshme na çojnë drejt stadiumit bosh, e më pas me njerëzit që fillojnë ta mbushin atë. Në shfaqjen e artistëve shqiptarë merr pjesë dhe Prefekti i Janinës dhe personalitetet e ndryshme të vendit, ku edhe kryetari i ansamblit shqiptar Riza Ajro, sjell fjalën përshëndetëse. Ermira Fotjadhi flet për përshtypjet e ansamblit tonë, ndërsa Miço Tole, bashkatdhetari ynë jep përshtypjet dhe mbresat e tij. Por jo veçse kaq. Dokumentari në fjalë përshkruan dhe vizitën e ansamblit shqiptar në muzeun e Ali Pashës si dhe gjimnazin “Zosimeja”, ku kanë studiuar shumë rilindës shqiptarë. Në skenë ngjitet Vaçe Zela, e më tej publicisti Marungas, falënderon trupën e ardhur nga Shqipëria.

Dokumentari vijon me pamjet nga qyteti i Vollas, e aspekte nga shfaqja. Udhëtimi me autobus për në Livadhjako, e Sali Brari duke kënduar. Deputeti Dhimitër Theradhos, flet për përshtypjet e tij nga kjo shfaqje, e më tej dokumentari na çon në vizitat e ansamblit shqiptar në monumentet antike të Athinës. Në shfaqjen e kryeqytetit është i pranishëm dhe Kryetari i parlamentit grek, Dhimitrus Papaspirus. Në fund, pas ovacioneve artistët shqiptarë takohen me kolegët e tyre grekë, ndërsa drejtori i teatrit të Athinës Thanas Dragas, flet i entuziazmuar për këtë shfaqje, e jo veçse ai. Gazeta të ndryshme greke përshkruajnë suksesin e ansamblit shqiptar. më tej pamjet e operatorit dhe regjisorit Kallfa na çojnë drejt qytetit-port të Pireut, ku përmbyllet me këngë dhe valle shqiptare.

Dokumentari me ngjyra, i gjatë 31 minuta (i sjellë në formë të shkurtuar nga Konica.al) është realizuar nga Kinostudio “Shqipëria e Re” në vitin 1978. Në realizimin e tij kanë marrë pjesë si bashkëpunëtorë Elsa Bushati dhe Koço Tollko, ndërsa montazhi nga mjeshtrja Atalanta Pasko dhe muzikë të Nina Andonit./ KultPlus.com

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button