Xhaferi: Gjithçka gati për qeverinë e re të Maqedonisë

 Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Talat Xhaferi sot realizoi takim zyrtar me ambasadorin e Mbretërisë së Belgjikës në Republikën e Maqedonisë, Fransoa Bontan.

Ambasadori Bontan e nënvizoi përgatitjen e mëtejme të Mbretërisë së Belgjikës të mirëmbajë, zhvillojë dhe kultivojë lidhje bilaterale me Republikën e Maqedonisë në planin bilateral, si në procesin e euro-integrimit të Republikës së Maqedonisë, ashtu edhe ndërmjet parlamenteve të të dyja vendeve. Ai shprehu besim dhe pritje se në periudhën e ardhshme do të vijë deri te stabilizimi i shtetit në plan politik, me çka do të krijohen kushte produktive për ringjallje edhe të lidhjeve ekonomike, veçanërisht në planin e investimeve belge në vend, njoftojnë nga kabineti i Xhaferit.

Xhaferi e njoftoi ambasadorin me përgatitjet e fundit për seancën e nesërme kur pritet të zgjidhet Qeveria e re, me çka do të vijojë formim i trupave punues të Kuvendit, delegacionet dhe grupet parlamentare për bashkëpunim me parlamentet e shteteve të caktuar, ndërsa mandej edhe ndryshime ligjore në kontekst të zgjedhjeve lokale në vjeshtë, njoftojnë nga kabineti i Xhaferit.

Njëkohësisht, e njoftoi ambasadorin se edhe në këtë përbërje parlamentare, ndër të tjerat, do të formohet edhe grup parlamentar për bashkëpunim me parlamentin e Mbretërisë së Belgjikës, me çka do të vazhdojë thellimi i mëtejmë i lidhjeve më të afërta ndër-parlamentare.

Bashkëbiseduesit këmbyen vizione për demokracinë si përfitim i civilizimit, i cili në punën parlamentare nuk guxon të keqpërdoret, por duhet të jetë kusht që të mundësohet debat konstruktiv i të gjithë faktorëve politikë në Shtëpinë ligjdhënëse, vend ku nuk ka tolerancë për çfarëdo qoftë formë të dhunës. Bërja e kompromisit nuk guxon të shfrytëzohet si mjet për pengim të proceseve, por si metodë i punës të përbashkët dhe bashkëpunim i përbashkët në funksion të përparimit të plotë shoqëror, me qëllim të realizohen, para së gjithash, pritjet dhe interesat e qytetarëve, njoftojnë nga kabineti i Xhaferit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button