SHBA: U arrestua Tiger Woods i dyshuar për ngasje nën alkool

Ylli i njohur i golfit, Tiger Woods, është arrestuar në Floridë, i akuzuar se e ka drejtuar veturën nën ndikim të alkoolit.

Zyra e sherifit në qarkun, Palm Biç, ka raportuar në faqen e vet në Internet se Woods ishte dërguar në burg, aty kah ora 7 e mëngjesit sipas kohës lokale, transmeton REL. 

Nga shënimet e policisë shihet se Wood ishte arrestuar nga policia në vendin Jupiter, raporton agjencia AP.

Ai ishte liruar pak para orës 11 paradite, me kërkesën e tij me shkrim.

Ai është akuzuar se e ka drejtuar automobilin nën ndikim.

Nuk janë dhënë detaje të tjera.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button