BE dhe Turqia vazhdojnë me bashkëpunimin, deklaroi zëdhënësja e BE-së, Margaritis Shinas

BE dhe Turqia e vazhdojnë bashkëpunimin edhe krahas tensioneve në raportet, sot deklaroi zëdhënësi i Komisionit Evropian, Margaritis Shinas, duke i komentuar bisedimet e liderëve të BE-së me presidentin turk Rexhep Taip Erdogan, që u mbajt më 25 maj në Bruksel, transmeton TASS.

Kryetarët (e Këshillit Evropian dhe të Komisionit Evropian) Donald Tusk dhe Zhan Klod Junker kishin takim 40-minutësh me presidentin Erdogan, ndërsa pastaj presidenti Junker me të kishte takim dypalësh 30-minutësh.

“Rezultatet nga bisedimet janë që BE-ja dhe Turqia duhet të vazhdojnë të bashkëpunojnë”, tha Shinas.

Sipas tij, pjesëmarrësit në bisedime i kanë shqyrtuar temat kryesore, të cilat hyjnë në rend dite në Bruksel dhe Ankara.

“Takimet kanë kaluar në atmosferë pozitive dhe konstruktive”, theksoi zëdhënësi i KE-së.

Erdogan në Bruksel ka qëndruar për samitin e NATO-s, më 25 maj. Ditën e njëjtë janë mbajtur edhe bisedimet e tij me Tuskun dhe Junkerin. Pas bisedimeve përfaqësuesit evropianë nuk kanë dhënë deklarata për mediat.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button