Në hetimin për tentativën për grusht shtet në Turqi deri më tani në paraburgim gjithsej janë 50.136 persona

Në kuadër të hetimit të madh, të ndërmarrë pas tentativës për grusht shtet në Turqi, që është kryer më 15 korrik të vitit të kaluar, deri më tani janë arrestuar gjithsej 50.136 persona të dyshuar, kumtoi gazeta “Miliet” duke iu referuar të dhënave të Ministrisë së Drejtësisë, transmeton MIA.

Autoritetet turke e akuzojnë organizatën terroriste “FETO”, të klerikut islamik Fetullah Gylen, i cili jeton në SHBA, për organizimin e tentativës për grusht shtet.

Sipas Ministrisë së Drejtësisë, për dhjetë muaj hetim janë ndërmarrë veprime gjyqësore kundër gjithsej 154.694 persona, nga të cilët 50.136 tani ndodhen në paraburgim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button