SHI e ndërmori përgjegjësinë për sulmin ndaj autobusit me të krishterë në Egjipt

Shteti radikal islamik sot kumtoi se pjesëtarët e tij janë përgjegjëse për të shtënat në të cilat janë vrarë më shumë dhjetëra të krishterë egjiptianë, njoftuan mediat britanike.

Në sulmin e djeshëm të personave të armatosur ndaj një autobusi me koptë të krishterë, në jug të Kajros, të cilët kanë shkuar drejt manastirit “Shën Samoili” në Minje, në jug të Egjiptit, jetën e humbën 29 persona, prej të cilëve shumica fëmijë, njoftuan sot disa përfaqësues zyrtarë egjiptianë.

Televizioni shtetëror egjiptian njofton se ushtria egjiptiane sot vazhdoi me sulmet ajrore ndaj kampeve për trajnimin e ekstremistëve jashtë vendit.

Aeroplanët e Aviacionit ushtarak egjiptian dje zbatuan gjashtë sulme ajrore ndaj kampeve në Libi, ku besohet se ekstremistët përgjegjës për sulmin ndaj të krishterëve në Egjipt kanë qenë të trajnuar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button