Moska e brengosur për shkak të vrasjeve të shumta të civilëve gjatë sulmeve në SHBA

Moska është e brengosur për shkak të vrasjeve të shumta të civilëve në Irak gjatë sulmeve të koalicionit të kryesuar nga SHBA-ja kundër “Shtetit Islamik”, deklaroi zëdhënësja e Ministrisë ruse të Punëve të Jashtme, Marija Zaharova.

Pentagoni  paraprakisht e njohu vdekjen e të paktën 101 civilëve, të shkaktuar gjatë një sulmi ajror të koalicionit ndërkombëtar më 17 mars, në Mosulin perëndimor.

Hetimi i ushtrisë amerikane përcaktoi se sulmi ajror pa qëllim ka shkaktuar shpërthim, me ç’rast u rrënua një ndërtesë.

“Moska është e brengosur thellë për shkak të mbulimit të vdekjes masive të civilëve në Irak gjatë bombardimit të vazhdueshëm dhe sulmeve të SHBA-së dhe aleatëve të tyre perëndimorë prej koalicionit antiterrorist. Shokon numri i viktimave”, theksoi Zaharova.

Ajo thotë se “sfidon shumë çështje legale” statistika e viktimave midis civilëve irakian, të cilën e theksoi ushtria amerikane.

“Është dhënë numri prej 352 irakianë të vdekur. Të dhënat reale, megjithatë, janë më ndryshe. Grupi britanik për monitorim “Ejrvors”, flet për të paktën 3.100 civilë. Kjo është tetë herë më shumë prej asaj që amerikanët e pranojnë, të cilët vazhdojnë së bashku me aleatët perëndimorë ta “rregullojnë” pasqyrën e keqe të ngjarjeve irakiane”, theksoi Zaharova.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button