Llafi nr.1 dhe llafi nr.2

 

E di se e kam tepruar me keto shkrimet e mia e u kam mërzitur, po hajde rri e mos kur të detyrojnë të shkruash, me zort m’i nxjerrin fjalët, pele çfarë mendojnë lexuesit që s’më njohin se jam  llafazan i keq.

Llafin e kisha, një, me partitë shqiptare që na kanë bërë verem me punët e premtimet e tyre të pista, dy, me disa opinionistë e analistë që shkruajnë ashtu si ju m(f)teket, ia trusin kryq sa për të bërë spektakle shkrimore.

Që dy-tre javë këto partitë tona janë duke na tortuaruar e malltretuar se kush me kë do qeverisin këtë virane shtet të Maqedonisë.

Llafi nr. 1

BDI-ja lëvdohet, se pa këta nuk mund të formohet qeveria e re.

Ne themi, kjo që thonë të BDI-së s’është e vërtetë, sa kanë vlerë  49 deputetë të LSDM-së dhe10 deputetët e BDI-së, aq kanë vlerë  tre deputetët e LR PDSH-së dhe 5 deputetët e Besës. Ja argumentet, 49 deputetë të LSDM-së+10 deputetë të BDI-së=59, pra a mund të formohet qeveria me 59 deputetë, jo.

Numrat e deputetëve tregojnë se as Zaevi e as Ahmet s’kanë të drejtë të lavdërohen. Pra, fuqia e 5 deputetëve të Besës dhe 3 deputetëve të LR PDSH-së a s’është e njëjtë me 49 të Zaevit e 10 të Ali Ahmetit, po, për shkak se pa Kasamin ose Selën nuk mund të formohet qeveria e re.

Llafi nr. 2

Dalin do opinionistë e analistë që thonë se pa BDI-në nuk mund të formohet qeveria e re, habitem si s’u shkon ndërmend se sa e dobët është BDI-ja, po dhe LSDM-ja pa përkrahjen e Zijadin Selës apo Bilall Kasamit, për shkak se pa këto dy partitë e vogla shqiptare nuk mund të formohet qeveria e Zaevit. Plus, askush prej analistëve se përmend problemin më kryesor të qeverisjes së re, nëse Besa mbetet në opozitë, atëherë do jenë të detyruar që të dy kryetarët e partive shqiptare Ali Ahmeti e Zijadin Sela që çdohere të jenë prezent gjatë seancave parlamentare për shkak të numrave të pamjaftueshëm të 62 deputetëve. 49+10+3=62.

Nëse Besa nuk hy në pushtet atëherë qeveria do mbete e dobët për të udhëhequr shtetin.

P.S.

Do analistë e fajësojnë Besën pse s’ka votuar Talat Xhaferin për Kryetar Parlamenti, si do votojnë  kur vet kryetari Ali Ahmeti s’ka votuar atë ditë për Talat Xhaferin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button