Ahmeti dhe Sela u takuan me kryetarin e LSDM-së Zoran Zaev (VIDEO)

Sot në selinë e LSDM-së u mbajt takim mes liderit të socialdemokratëve, Zoran Zaev dhe kryetarëve të BDI-së Ali Ahmeti dhe të LR-PDSH-së, Ziadin Sela, ku siç thuhet, janë dakorduar hollësirat e fundit për përbërjen më të re qeveritare.

Lideri i BDI-së Ali Ahmeti pas takimit tha se ata dhe palët tjera janë të interesuara që sa më shpejtë të përfundojë ky kapitull dhe të formohet qeveria e re.

Lidhur me Lëvizjen Besa, Ahmeti tha se ai nuk ka njohuri mbi zhvillimet e bisedimeve mes tyre dhe LSDM-së, sepse siç tha, ata po bisedojnë veçmas prej tyre.

“Sigurisht gjitha palët jemi të interesuara që sa më shpejtë ky kapitull të përfundojë. Besoj që fillimi i javës së ardhshme do të jetë një fillim i mbarë. Lëvizja Besa i zhvillojnë bisedimet veçmas drejtpërsëdrejti me LSDM-në dhe nuk kemi njohuri. Ne kemi biseduar për parimet rënjësore dhe programin e qeverisë”, tha Ahmeti,  transmeton TV 21 Maqedoni.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button