Aleksandar Dimitrievski me storje më të mirë hulumtuese në vitin 2016

Aleksandar Dimitrievski është fitues i çmimit të parë për gazetari investigative në vitin 2016 që e ndan Bashkimi Evropian.

Dimitrievski është shpërblyer për subvencione për prodhimtarinë bimore dhe blegtorale, të publikuar në internet faqen “Prizmi”.

I shpërblyeri i dytë është Zoran Jovanovski për storjen “Hiri i vdekjes” e transmetuar në “360 gradë” në Televizionin Alsat, ndërsa storja më e mirë hulumtuese nga një gazetar i ri është “Pasaportë bullgare për një Maqedoni të pastër” të Sllavica Filipovskës, gjithashtu e transmetuar në kuadër të “360 gradë” në Alsat.

Çmimet gazetarëve u janë ndarë sot në BE Infoqendër nga ana e Institutit të Mediave të Maqedonisë dhe euroambasadorit Samuel Zhbogar, i cili në këtë rast përmendi se gazetaria, përveç që është profesion shumë përgjegjës, është edhe shumë i rrezikshëm.

Në konkursin “Çmimi nga BE-ja për gazetari investigative” për vitin 2016 autorë me gjithsej 32 artikuj.

Fondi i përgjithshëm i çmimeve është 10.000 euro, nga të cilat 4.000 i ndahen të shpërblyerit të parë, ndërsa nga 3.000 marrin çmimi i dytë për storje më të mirë hulumtuese dhe artikullin më të mirë hulumtuese nga një gazetar i ri.

Çmimi i BE-së për gazetari investigative është vendosur në vitin 2015 dhe ka për qëllim ta ngrejë nivelin dhe ta përmirësojë cilësinë e profesionit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button