Ivanov në audiencë tek papa Frençesko

Presidenti i Republikës së Maqedonisë Gorge Ivanov sot në Vatikan do të ketë audiencë tek kryetari i Kishës katolike, shenjtëria e tij Papa Frençesko, ndërsa do të realizojë takime edhe me sekretarin shtetëror të Selisë së Shenjtë, kardinalin Pjetro Parolini.

Në audiencë si pjesë e delegacionit shtetëror-kishtar  të kryesuar nga presidenti Ivanov do të marrin pjesë edhe ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Poposki, që do ta shoqërojë Ivanovin në takimin me kardinalin Parolini në Pallatin e Apostujve.

Në kuadër të manifestimit “Maqedonia për nder të Shën Cirilit”, presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivnaov, mbrëmë në Romë e vizitoi bazilikën “Shën Klimenti”, ku vendosi lule në varrin e Shën Cirilit.

Presidenti i Maqedonisë e vizitoi edhe bazilikën “Santa Maria Maxhore”, ku në vitin 2015 me iniciativë të tij në shenjë falënderimi në emër të të popullit të Maqedonisë, ishte vendosur pllakë përkujtimore në gjuhën maqedonase për nder të iluministëve sllovenë, vëllezërve Shën Cirili e Metodi. Ivanov e vizitoi edhe bazilikën “Shën Paolo”, ku vendosi lule në varrin e apostullit Shën Pali.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button