Shtyhet seanca gjyqësore për rastin e Almir Aliut

Sot ka vazhduar seanca gjyqësore e rastit të Almiri Aliut, ku psikiatri Branisllav Stefanovski, në cilësinë e ekspertit mjekoligjor, ka dëshmuar se Boban Iliç veprën nuk e ka kryer me paramendim, transmeton Flaka.

Në seancën e sotme është dëgjuar edhe eksperti i trafikut, i cili ka pohuar se parafangoja e dëmtuar e veturës së Boban Iliqit nuk ka qenë shkak për shtypjen e familjes treanëtarëshe Aliu.

“Për shkak të ekspertizës mjekoligjore tejet të njëanshme, në të cilën janë marrë për bazë deklaratat vetëm të njërës palë gjatë përpilimit të ekspertizave mjekoligjore, unë dhe kolegu im, Alispahiq, u detyruam që të bëjmë një hetim shtesë, të dalim në vendngjarje, me qëllim që të kontaktojmë persona të mundshëm, të cilët kanë mundur ta shohin momentin e ngjarjes. Për fat të mirë ne arritëm të sigurojmë edhe dëshmitarë shtesë që janë të gatshëm të dëshmojnë”, deklaroi avokati, Ibraim Bajrami.

I  dyshuari akuzohet se më 24 qershor ka shkelur Almirin katërvjeçar në afërsi të Shtëpisë së Shëndetit në Kumanovë pas një incidenti i cili ka ndodhur në rrugën “Boris Kidrç”. Për ngjarjen e njëjtë kundër tre personave të tjerë është dorëzuar akuzë për vepër të kryer penale “dhunë”. Bëhet fjalë për babain e fëmijës, Sedat Aliu, si dhe për Sami Demiri dhe Abdulla Aliu. Seanca e radhës është caktuar për muajin korrik. Analistët theksojnë se shtyerja e seancave do të ul drastikisht dënimin në vendimin përfundimtar Iliçin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button