U dhurua gjak në Çarshin e Vjetër të Shkupit

Në organizim të shkollave të mesme “Marija Kiri Skllodovska” dhe “Dr. Pançe Karagjozov” në Çarshinë e Vjetër të Shkupit për herë të pestë u mbajt aksioni humanitar “Dhuro gjak, shpëto jetë”, fushatë humanitare e cili organizohet tradicionalisht nga kjo shkollë e mesme me anë të së cilës synohet sensibilizim i nxënësve për dhurim të gjakut.

Ndihmës drejtor i shkollës “Marija Kiri Skllodovska”, Vedat Mustafa, theksoi se nga viti në vit numri i të interesuarve për dhënien e gjakut është në rritje. Ai bëri të ditur se nga mëngjesi i sotëm deri në orët e pasdites kanë dhuruar gjak mbi 70 persona.

“Nga ana e qytetarëve për të dhuruar gjak që pesë vite me radhë ka pasur vazhdimisht interesim. Edhe sot ai interesim nuk ka munguar. Ne kemi filluar që nga mëngjesi dhe deri më tani nuk kemi pasur asnjë pauzë dhe në asnjë moment nuk kanë qenë të lirë mjekët të cilët punojnë në marrjen e gjakut”, tha Mustafa.

Njëkohësisht me aksionin humanitar për dhurim të gjakut në tendën e ngritur nga kjo shkollë promovoheshin edhe programet e specializuara të kësaj shkolle të mesme.

Në tendën e ngritur promovohej edhe drejtimi i ri i kësaj shkolle, ai teknik-medicinal përkëdhelës për personat e moshuar, drejtim i cili për herë të parë në Maqedoni do të hapet në këtë shkollë në vitin akademik 2017/2018.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button