Sela në Prokurori: Dhuna në Kuvend, me porosi të partive në pushtet

ulmi i 27 prillit në kuvend ka qenë i porositur nga funksionarë politik në pushtet që mundohen të fshehin krimin e tyre, tha deputeti dhe lideri i LR PDSH-së Ziadin Sela. Ai dha dëshminë e tij në prokurorinë themelore, si deputeti që u lëndua më shumë gjatë ushtrimit të dhunës barbare, transmeton Alsat M. 

“Mbarova dëshminë time me ndodhitë që u bënë me 27 prill. Realisht nuk kanë nevojë për gjithë atë dëshmi se gjithçka ishte aq publike, tendencat ishin aq shumë publike dhe porositësit e atentatit që ndodhi janë shumë publik, janë figura politike, kryetar partish të cilët në përpjekjet e tyre për të shpëtuar krimin dhe korrupsionin që kanë bërë ndër vite, janë të gatshëm për gjithçka- Ziadn Sela” – kryetar i LR-PDSH-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button