Odat dhe sindikatat në kundërshtim rreth përzgjedhjes së zëvendëskryeministrit për çështje ekonomike

Odat ekonomike këto ditë propozuan kandidatë për zëvendëskryeministër ekonomik në qeverinë e re. Qëndrimi i tyre është se biznesi duhet të jetë drejtpërdrejtë i përfshirë në politikën ekonomike dhe zhvillimore të shtetit dhe se duhet të ketë qasje në përgatitjen e ligjeve para se të ato t’i kalojnë filtrat e qeverisë, e jo pasi të hyjnë në procedurën kuvendore.

Kundrejt odave, 13 shoqata të sindikatave nga vendi nuk e mbështesin idenë e tillë, madje edhe janë edhe drejtpërdrejtë kundër.  Mendojnë se që Maqedonia të niset përmes rrugës së vërtetë të zhvillimit, duhet të ketë ndryshim në politikat ekonomike, por jo në drejtim të, siç thonë, favorizim edhe më të madh të biznesit, por në të kundërtën, në ndërtimin e shoqërisë më inkluzive. Ata e kanë artikuluar angazhimin e tillë në të a.q karta për solidaritet të sindikatave dhe të gjithë miqve të punonjësve në Maqedoni.

Biznes konfederata e Maqedonisë (BKM), megjithatë, është e mendimit se qeveria duhet të emërojë zëvendëskryeministër për çështje ekonomike sipas programit dhe planit personal, por edhe të krijojë mekanizma dhe rregulla për proces transparent dhe konsultativ me të gjitha grupet e interesuara të prekura.

Nebi Hoxha, Koço Angjushev dhe Aleksandar Zarkov janë kandidatët që i kanë propozuar odat ekonomike për zëvendëskryeministra për çështje ekonomike në qeverinë e re. Hoxha është kryetar i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore  (OEMVP), Angjushev është nënkryetar i Odës Ekonomike të Maqedonisë, ndërsa Zarkov është drejtor ekzekutiv i Lidhjes së Odave ekonomike (LOE).

“Zëvendëskryeministri për çështje ekonomike duhet të veprojë në drejtim të krijimit të strategjisë për zhvillim të sektorit privat, të prodhimit më të madh, numrit të madh të punësimeve, përmirësimit të klimës afariste dhe mundësimit të rritjes dhe zhvillimit të saj”, porosit bashkësia e biznesit sipas të cilës është e domosdoshme harmonizim i plotë i politikave qeveritare me interesat e ekonomisë.

Sipas sindikatave, qeveria dhe bashkësia e biznesit kanë interesa të ndryshme të cilat ndonjëherë edhe përshtaten, por në pjesë të madhe të kohës janë në kundërshtim njëra me tjetrën.

“Midis qeverisë dhe bashkësisë së biznesit duhet të ekzistojë bashkëpunim, por ai bashkëpunim është në nivel të dialogut trepalësh të kanalizuar përmes Këshillit ekonomik-social, në të cilin, përveç qeverisë dhe sektorit të biznesit janë të përfshirë edhe sindikatat. Për shkak të këtyre arsyeve, fuqishëm e kundërshtojmë idenë për emërimin e zëvendëskryeministrit nga sektori i biznesit”, të drejtpërdrejtë janë sindikalistët.

Biznes konfederata pret qeveria e re t’i respektojë dhe zbatojë praktikat e deritanishme të konsultimeve dhe dialogun me përfaqësuesit e të gjitha grupeve të interesuara të qytetarëve, subjekteve ligjore dhe private, ndërsa për krijimin e dialogut socio-ekonomik transparent dhe konsultativ, propozon funksione rrotulluese të kryetarëve të Këshillit ekonomik-social dhe të Këshillit nacional për sipërmarrësi dhe konkurrencë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button