Maqedoni, anketë e re për rejtingjet partiake

Instituti për Hulumtimin e Politikave dhe Qeverisjes së Mirë gjatë periudhës 19-22 maj 2017 ka realizuar ankete në lidhje me formimin e qeverisë  pas marrjes së mandatit nga mandatari I ri, ndërsa e ka hulumtuar edhe rejtingun e partive politike.

Anketa është realizuar vetëm me respondentë shqiptarë në një ekzemplarë prej 700 të anketuarve.

“Për shkak te modelit zgjedhor, IHPQM zbaton metodologji të veçantë për zonat dhe komunat, në të cilat shqiptarët janë shumicë, me qellim që kështu ta arrijë saktësinë e besueshmërisë dhe preferencën e shqiptarëve ndaj partive politike shqiptare. Anketa është realizuar duke zgjedhur respondentë të rastit, ndërsa mostra është stratifikuar për të ruajtur përfaqësimin e popullatës në komuna dhe njësi zgjedhore, aty ku shqiptarët janë shumicë. Në këtë mostër janë ruajtur specifikat karakteristike të popullatës, siç janë: gjinia, mosha, arsimi dhe vendbanimi rural/urban, duke e përcjellë edhe distrubuimin gjeografik të gjithë popullatës”, thonë nga IHPQM.

Hulumtimi është bërë përmes telefonit me 700 të anketuar . Gabimi margjinal i kësaj ankete është +/- 3.5%.

Anketa  është realizuar dhe perkrahur nga Institut per Hulumtimin e Politikave dhe Qeverisjes se mire.

A mendoni se  të gjitha partitë shqiptare duhet të jenë pjesë e qeverisë së Zaevit?

1

Untitled

 

Nëse këtë javë mbahen zgjedhjet, për cilën parti do të kishit votuar?

2

 

Untitled

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button