Pjesëtarë të Fronteks-it kanë shpëtuar 28 migrantë afër një ishulli grek
Agjencia evropiane për roje kufitare dhe bregdetare kumtoi se patrulla e saj detare ka shpëtuar 28 migrantë sot në afërsi të ishullit të vogël lindor grek Ro, shkruan gazeta “Katimerini”.
Përfaqësues zyrtar të Fronteks-it gjithashtu arrestuan një djalosh 19-vjepar, për të cilin ekziston dyshimi se është tregtar i paligjshëm me migrantë.
Migrantët u dërguan në ishullin fqinj Kastelorizo.
ROja bregdetare turke dje kumtoi se ka ndaluar 71 migrantë sirianë, tëp cilët kishin planifikuar të arrijnë me barka gome deri në ishullin grek Lezbos.