Takim i Zaevit me përfaqësuesen e UNDP-së për Maqedoninë Luiza Vinton

Mandatari për konstiutimin e qeverisë dhe kryetar i LSDM-së, Zoran Zaev sot pati takim me përfaqësuesen e përhershëm të Kombeve të Bashkuara dhe përfaqësuesen e UNDP-së për Maqedoninë, Luiza Vinton, në të cilën siç informojnë nga partia është biseduar për vijimin e formimit të qeverisë dhe procesin euro-atlantik të Maqedonisë.

Siç kumtoi LSDM, Zaev në takim ka informuar për rrjedhën e negociatave për konstituimin e qeverisë së re edhe atë se e ardhmja euro-atlantike e Maqedonisë është në mesin e prioriteteve të qeverisë së re.

“Jemi të përkushtuar në zgjidhje cilësore të kuadrit në të gjitha dikasteret e qeverisë së re, të cilat do të punojnë në mënyrë demokratike dhe me përkushtim për cilësinë e jetës për të gjithë qytetarët. Shteti shumë shpejtë do të jetë i gatshëm të hapërojë përpara”, tha Zaev.

Temë e bisedimeve ka qenë edhe zhvillimi demokratik dhe shoqëror i Republikës së Maqedonisë dhe nevoja e ndërtimit të Maqedonisë në shtet ligjor.

“Qytetarët dëshirojnë të jetojnë dhe të punojnë së bashku, kanë probleme të përbashkëta dhe janë të gatshëm bashkërisht t’i zgjidhin. Këtë e tregoi mbështetja e qytetarëve në zgjedhje, për konceptin e një shoqërie për të gjithë, që tani është shtyllë e programit qeveritar dhe ne të tillë do ta zhvillojmë Republikën e Maqedonisë”, deklaroi Zaev, thuhet në kumtesën e LSDM-së pas takimit me Vinton.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button