Gruevski: Qëllimi i PSP-së është ta shkatërrojë VMRO-DPMNE-në si parti

Qëllimi i PSP-së nuk është të zbulojë të vërtetat por të shkatërrojë VMRO-DPMNE-në si parti, theksoi lideri i kësaj partije Nikolla Gruevski, i akuzuari i parë në dy rastet e reja të Prokurorisë Speciale Publike. Ktëtë deklaratë  gruevski e dha sot në Shtip, ku bashkë me disa funksionarë partiak bënin mbikëqyrje të punëve në dy projekte qeveritare- Spitalin Klinik dhe rrugën Shtip- Miolladinovci.

“Konferenca e sotme e PSP-së edhe një herë tregoi se qëllimi i saj nuk është zbulimi i së vërtetës, por shkatërrimi i VMRO-DPMNE-së si parti. Ky është vetëm edhe një tentim që të shuhet VMRO-DPMNE, që oponenti i tyre politik “LSDM”, gjegjësisht partia e PSP-së, në të ardhmen të ketë mundësi që lirisht t’i zbatojë politikat për të cilat u betua para partnerëve të vet dhe atyre që e përkrahin”- deklaroi Gruevski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button