Shkupi i kthej borxhin Bregallnicës

Skuadra e Shkupit në mënyrën më të mirë të mundshme ka fituar tri pikë për të kthyer vetëbesimin në garën e madhe për mbijetesë me Pobedën, pasi sot në stadiumin e Çairit e ka mundur Bregallnicën me rezultat të lartë 3:0.

Edhe pse pjesa e parë përfundoi pa gola të shënuar, rastet e shumta që kishte Shkupi, përmes Jasir Asanit, Muharem Bajramit dhe Emmanuel Mbellas, nuk arriti që të konkretizoj asnjë nga to.

Padyshim se pjesa e dytë doli të jetë shumë efektive, kur në lojë u fut Bunjamin Shabani, i cili ngjalli lojën edhe më shumë, njëherit duke qenë edhe asistent në dy golat e parë. Fillimisht Shabni pas një lufte të madhe me mbrojtjen nga Shtipi i dha një top të mirë Muharem Bajramit, i cili theu murin e Bregallnicës në minutën e 62-të. Më pas e njëjta skenë para portës mysafire, Shabani  kaloi një mori futbollistes, për ti dhënë topin Jasir Asanit në pikën e bardhë, i cili me gjakftohtësi shënoi për 2:0 në minutën e 70-të. Vetëm dy minuta para fundit, Jasir Asani ishte në aksion, pasi goditja e tij u devijua nga një mbrojtës i Bregallnicës, topi arrin te Janevski, i cili qetë dhe me precizitet nga një distancë prej 20-të metrave shënoi për 3:0. Deri në fund Shkupi kishte edhe disa raste, por që mjaftuan tre gola për tri pikë.

Vlen të përmendin se para fillimit të ndeshjes, kryesia e FC Shkupi u kishte organizuar një pritje kampionëve të rinj të Maqedonisë në sale. /Portalb.mk/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

VERZIONI DESKTOP