Pas pesë viteve të plota, Homs është nën kontroll të plotë të Qeverisë siriane

Qeveria siriane në tërësi e mori kontrollin ndaj Homs, qyteti i tretë sipas madhësisë në Siri, në të cilin më nuk ka asnjë pjesëtar të opozitës së armatosur, për herë të parë pas më shumë se pesë vite, deklaroi guvernatori i krahinës, Tallall Barazi.

Qyteti i Homsit, kaloi në duart e qeverisë pasi përfundoi evakuimi nga lagjja e fundit që ishte nën kontrollin e opozitës, transmetuan mediat amerikane.

Mijëra banorë të lagjes Al-Baer pas disa javësh transferimi, tërësisht janë evakuuar nga ai, ndërsa Barazi dje gazetarëve iu drejtua pikërisht nga ajo pjesë e qytetit.

Për televizionin libian “Al Manar” ai tha se institucionet shtetërore menjëherë do të fillojë të kthehen në Al-Baer.

Forcat e Qeverisë siriane në vitet e fundit gradualisht okupojnë pjesë të qytetit Homs, derisa luftëtarët opozitarë nuk ishin tërësisht të izoluar në Al-Baer.

Okupimi i Al-Baer filloi në vitin 2013, ndërsa grupi i fundit i luftëtarëve opozitarë dhe familjet e tyre dje filluan ta braktisin këtë lagje.

Qendra siriane për monitorim të të drejtave të njeriut, me seli në Britani të Madhe, kumtoi se nga kjo pjesë e qytetit janë evakuuar më shumë se 20.000 persona, ndërsa shumica e tyre janë transferuar në zonat e Sirisë Veriore, që ende janë në duart e opozitës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button