“Unë kërkoj-Ne kërkojmë” me kërkesa konkrete deri te Qeveria e re e Maqedonisë

Me moton “Unë kërkoj-Ne kërkojmë” mbi 100 aktivistë së bashku me disa organizata civile sot në Shkup kanë shpalosur kërkesat e tyre kundrejt Qeverisë së re të Maqedonisë. Ata  të shqetësuar, siç thanë, me situatën në të cilën ndodhet vendi, kërkuan vazhdimin e punës së Kuvendit. Duke i dhënë mbështetje kryeparlamentarit Talat Xhaferit, aktivistët kërkuan zbardhjen plotë e ngjarjeve të dhunshme natën e 27 prillit në Kuvend ku u sulmuan deputetët dhe gazetarët.

Disa nga kërkesat e tyre nga Qeveria e re:
Sa më shpejtë të formohet Qeveria
Të jetë Qeveri reformuese që t’i de-partizojë institucionet,
T’i realizojë pritjet për ndryshime themelore
Ta kthejë funksionimin e institucioneve si servis për qytetarët.
Ministria e Brendshme dhe Prokuroria Themelore Publike kërkojmë që  ta kryejë punën e saj profesionalisht dhe me përgjegjshmëri
Marko Zvërlevski të shkarkohet
Mandati i PSP-së të vazhdohet edhe pas 30 qershorit dhe të mos pengohet puna e saj nga institucione të tjera
Persekutimi politik nga ana e institucioneve të shtetit të robëruar ndaj organizatave civile të ndalojë
Qytetarët dhe shoqëritë e tyre të mos pengohen në përdorimin e lirive dhe të drejtave të tyre
Mediave tu mundësohet që t’i informojnë qytetarët në mënyrë objektive pa u ballafaquar me presione dhe dhunë
Të dënohet gjuha e urrejtjes
Të ketë drejtësi për të gjithë
Çdo qytetar të jetë i barabartë përpara ligjit

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button