Shpërngulje e madhe Eksod mjekësh e infermierësh, kërkesa të larta për punë në Gjermani

Studentët shqiptarë po kërkojnë të mësojnë gjuhën gjermane. Arsyeja është e thjeshtë: Duan të ikin në Gjermani, sepse puna e tyre paguhet dhe vlerësohet më shumë atje.

Eriola Bulku ka dy vite që ka mbaruar studimet për Infermieri të Përgjithshme, dhe prej 1 viti e gjysmë është në marrëdhënie pune. Kjo nuk e ka penguar që të ndjekë kursin e gjuhës gjermane dhe tashmë po pret vetëm vizën nga ambasada, për t’u larguar nga Shqipëria.

Por degët e mjekësisë, nuk janë të vetmet që po dërgojnë studentë dhe profesionistë në shtetin gjerman. Meridita Kola, koordinatore në një qendër gjuhësh të huaja, thotë se gjermanishtja është më e preferuara kohët e fundit.

Gjermania përbën aktualisht një nga tregjet më të mëdha në Evropë me mundësi të lartë punësimi, sidomos për infermierë, fizioterapistë dhe degë të tjera që lidhen me përkujdesjen shëndetësore./Vizion +/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button