KB: Përpunimi i laptop-bombave është vetëm çështje kohe

Instalimi i bombave dhe mjeteve shpërthyese në laptop kompjuterë është vetëm çështje kohe, deklaroi shefi i Komitetittë KB-së për luftë kundër terrorizmit, Zhan-Pol Labord.

Siç lajmëroi BBC, deklarata e këtillë e Labord pason pasi që SHBA-ja dhe BE-ja arritën marrëveshje të heqin dorë nga ideja për ndalesë për futje të kompjuterëve laptop dhe pajisjeve të tjera të mençura më të mëdha se telefoni mobil në aeroplanët në fluturimet nga Evropa drejt aeroporteve amerikane.

Labord deklaroi se nuk është i sigurtë nëse pjesëtarët e grupit Shteti islamik (SHI) mund të kryejnë sulm me laptop-bombë, por se është i sigurtë se këtë mund ta bëjnë grupe të organizuara kriminale të cilave xhihadistët mund t’u drejtohen për ndihmë.

Uashingtoni në mars vendosi  ndalesë për futje të laptopëve në aeroplanët e flutirimeve nga Egjipti, Jordania, Katari, Kuvajti, Maroko, Emiratet e Bashkuara Arabe, Arabia Saudite dhe Turqia drejt SHBA-së, pas çka u paraqit propozimi për vendosje të kufizimit të tillë edhe në fluturimet nga Evropa.

Sipas Labord, vala e ardhshme e kthimit të luftëtarëve të SHI-së në Evropë, do të jetë shumë më e rrezikshme se paraprakja.

“Meqenëse SHI po humbë territore në Siri dhe Irak, luftëtarët të cilët kanë shkuar atje nga Evropa, tani do të fillojnë të kthehen”, deklaroi Labord.

Sipas tij, shërbimet e sigurimit në vendet evropiane besojnë se me këtë valë në Evropë do të kthehet numër tre herë më i madh i pjesëtarëve të SHI-së, se sa gjatë tërë vitit të kaluar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button