Formimi i Qeverisë, LSDM sot në bisedime me Lëvizjen BESA

Bisedimet për formimin e Qeverisë edhe sot vazhdojnë në selinë e LSDM-së, njofton Portalb.mk.

Të njëjtat do të fillojnë në ora 15:30 dhe do të mbahen me përfaqësuesit e Lëvizjes BESA. Tani për tani nuk dihet nëse takimi do të jetë në nivel të lartë, gjegjësisht mes liderëve të partisë, osë do të jetë në nivel të grupeve punuese.

Ashtu siç mësohet, këto janë takime fillestare në të cilat nuk bisedohet për resorët e ministrave, por bëhet fjalë për afrimin e pajtueshmërive të qëndrimeve për programin e Qeverisë së re.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button