BE-ja kërkoi nga partitë shqiptare të fillojnë zbatimin e marrëveshjes

Drejtori në Drejtorinë për zgjerim dhe politikë fqinjësore e Komisionit evropian, Kristian Danielson mbrëmë në Tiranë i uroi liderët politik në Shqipëri për “pjeksurinë e treguar demokratike” dhe kërkoi që menjëherë të fillojnë me zbatimin e marrëveshjes së arritur politike.

Danielson dje në Tiranë zhvilloi takime me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, kreun demokrat, Lulzim Basha, kreun e Kuvendit, Ilir Meta, si dhe me ministrat Bushati dhe Gjosha.

Sipas zyrës së shtypit të delegacionit të BE-së në Tiranë, ai përgëzoi udhëheqësit politikë për shfaqjen e pjekurisë demokratike me arritjen e një marrëveshjeje për zgjidhjen e ngërçit politik.Ai theksoi rëndësinë e zbatimit pa probleme të marrëveshjes.

Danielson përsëriti se fillimi i shpejtë i procesit të vetingut është tani kyç për rrugën e Shqipërisë drejt integrimit evropian. Danielson shkëmbeu gjithashtu mendime me autoritetet shqiptare për përgatitjet për Samitin e Triestes dhe në veçanti, për forcimin e mëtejshëm të integrimit ekonomik në rajon.

U diskutua gjithashtu sesi të nxitet zbatimi i agjendës ndërlidhëse. Danielson shprehu gjithashtu gatishmërinë e Komisionit për të mbështetur zbatimin e planit të veprimit të qeverisë për luftën kundër kultivimit dhe trafikimit të drogës.

Danielson përgëzoi kreun e Kuvendit Meta për zgjedhjen e tij si President i Republikës. Për ndërkombëtarët, procesi i vetingut është cilësuar si shumë i rëndësishëm dhe vetëm në këtë mënyrë do hapen dyert e Bashkimit Evropian. BE e ka thënë hapur se duhen dërguar në burg personat e korruptuar nuk mund të ketë integrim. Tani që vetingu u zhbllokua një gjë e tillë pritet që të ndodhë shumë shpejt dhe të korruptuarit duhet që të përballen me drejtësinë. PD tentoi ta bllokonte vetingun duke ngritur çadrën para Kryeministrisë dhe kjo solli mungesë të kuorumit  në komisionet ad hoc. Për këtë arsye, javën që vjen do ngrihen komisionet dhe do nisë zbatimi i ligjit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button