Hasan Rohani fitoi në zgjedhjet presidenciale në Iran

Presidenti aktual iranian, Hasan Rohani fitoi në zgjedhjet e djeshme presidenciale në Iran, kumtoi paradite Ministria e Punëve të Brendshme në Teheran. Siç lajmëroi DPA, sipas rezultateve përfundimtare jozyrtare të zgjedhjeve, Rohani 68-vjeçar nga Partia e matur islamiste e maturisë dhe zhvillimit (HET) fitoi 56,88 për qind të votave, me çka korri fitore që në raundin e parë.

Në vendin e dytë u plasua Ebrahim Raisi nga Asociacioni konservativ islamist i imamëve luftarak (JRM) me 38,55 për qind të votave, para Mustafa Mir-Selam nga Partia ekstreme silamiste e koalicionit islamik (HME) me 1,13 për qind dhe Mostafa Hashemitaba nga Partia reformiste e ekspertëve për ndërtim të Iranit (HKSI) me 0,52 për qind të votave. Sipas të dhënave të Komsionit qendror zgjedhor, në zgjehdjet e djeshme ka pasur edhe 2,90 për qind të fletëvotimeve të pavlefshme.

Zgjedhjet u vlerësuan si referendum për politikën e Rohanit për hapje të Iranit ndaj Perëndimit dhe për marrëveshjen që ai e arriti me fuqitë botërore për progrmain bërthamor iranian. Që para shpalljes së rezultateve fillestare të zgjedhjeve, një përfaqësues i islamistëve konservatorë e pranoi fitoren e Rohanit, duke cekur se rizgjedhja e presidentit aktual është “praktikisht e sigurtë”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button