Rrisni memorien dhe përqëndrimin me… çokollatë!

Çokollata është një prej ushqimeve më të preferuara për shumicën e njerëzve. Tashmë përveç shijes së mirë ka dhe një sërë efektesh siç është rritja e përqendrimit dhe e kujtesës.

Studiuesit panë efektet e saj tek disa persona dhe nga hulumtimi u zbulua se ata persona që hanin të paktën një çokollatë në javë patën performancë më të mirë se ata që nuk konsumonin, në testimet e trurit që u bënë.

Kjo mund të jetë për shkak të një komponenti që quhet “flavanols” të cilat gjenden me bollëk tek çokollata e zezë dhe më pak tek çokollata e bardhë.

“Flavanols” janë antioksidantë , përbërës që zëvendësojnë qelizat e vdekura. Studimi përfshiu rreth 1000 njerëz në 30 vite.

Megjithatë mjekët këmbëngulin që çokollatë duhet të konsumohet në bazë të një dietë të shëndetshme dhe pa e tepruar, sepse vetëm në këtë mënyrë do sjellë përmirësim të kujtesës apo aktiviteteve të tjera të trurit, pa shkaktuar dëme në organizëm.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button