“Uikiliks” pohon se CIA ka program të ri për kiber spiunazhë

Uikiliks” sot publikoi se Qendra amerikane e Agjencisë Zbuluese (CIA) posedon teknologji i cili u mundëson shërbimeve sekrete të SHBA-së të kenë qasje deri te çdo kompjuter dhe deri te të dhënat e ruajtura në të.

Siç njofton TASS, “Uikiliks” pohon se me ndihmën e këtij programi të ri të quajtur “Athina”, CIA mund t’i ndryshojë parametrat e sistemeve operative, të lëshojë viruse dhe të marrë të dhëna nga pajisjet e “infektuara”.

Teknologjia, e cila, sipas “Uikiliks”-it, CIA e ka përpunuar në bashkëpunim me kompaninë për siguri kibernetike “Sixh Teknoloxhis”, mund “t’i sulmojë” kompjuterët që punojnë me sistemin operativ “Uindous”.

Në mars “Uikiliks”  filloi të publikojë informata për metoda të ndryshme të spiunazhit kibernetik , të cilët i shfrytëzojnë operativist e CIA-s.

Nga këto informata del se CIA posedon programe të cilët i mundësojnë ndjekje të telefonave celularë, si dhe teknologji me të cilën mund të hyjë në smartfonët në mbarë botën.

Publikimi i informatave më të reja të “Uikiliks”-it pasojnë pasi sot Prokuroria Publike suedeze njoftoi se ka marrë vendim për ndërprerje të hetimit kundër themeluesit të saj Xhulian Asanzh, lidhur me akuzat për abuzim.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

VERZIONI DESKTOP