Delawie bën thirrje për zgjedhje të lira e demokratike

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, Greg Delawie u ka bërë thirrje të gjitha subjekteve politike për organizimin e një procesi zgjedhor demokratik, më 11 qershor, shkruan REL.

“Bëjmë thirrje për zgjedhje të lira, fer dhe demokratike”, ka thënë Delawie, gjatë një takimi me Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Ai kërkoi nga partitë politike që të garojnë me “lista të pastra”, ku nuk do të ketë persona nën hetime apo me të kaluar kriminale.

Njëherësh, Delawie bëri thirrje për fushata dinjitoze, për transparencë dhe sigurimin e të gjitha kushteve për punë për mediat, monitoruesit dhe vëzhguesit e zgjedhjeve.

Ai i ka dhënë mbështetje të plotë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Ndërkohë, Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka tha se i gjithë angazhimi do të jetë për organizimin e zgjedhjeve, të cilat dol të ishin model edhe për vendet tjera.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

VERZIONI DESKTOP