7 vjet burg për vrasësin e “Shqiponjës”

Gjykata Themelore e Kumanovës dënoi me shtatë vjet burg Shaban Limanin për vrasjen e Xhemail Rexhepit, të njohur si komandant Shqiponja.  Ndërsa i akuzuari i dytë, Amir Latifi u dënua me tre muaj heqje lirie për plagosjen e dy personave në përleshjen me armë të ndodhur dy vjet më parë në Kumanovë, njofton TV21. Pas këtij vendimi të gjykatës reaguan familjarët duke theksuar se gjykata për së dyti herë e vrau komandant Shqiponjën.

“Jemi të zhgënjyer nga ky vendim, por që e kemi pritur, pasi që Prokurori ka qenë ish-pjesëtar i BDI-së. Kërkojmë nga Gjykata e Apelit që të vendos drejt, sepse vendimi i sotëm gjyqësor është politizuar”, theksoi familjari Lulzim Aliti.  Vrasja e Komandant Shqiponjës ndodhi më 23 korrik të 2015, pas një  zënke për drejtimin e degës së BDI-së në Kumanovë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

VERZIONI MOBIL