Shilegov: Todorov dhe VMRO nuk duhet të nënshkruajnë më marrëveshje, ato janë opozitë

Takimi i  BDI dhe LSDM-së është në vazhdim dhe se për çdo informim për mënyrën e ndarjes së resorëve do të njoftoheni me kohë. Me rëndësi është funksionimi efikas i Qeverisë se sa kush do të menaxhojë me ministritë, kështu u shpreh Petre Shilegov nga LSDM në pres konferencën që u mbajt sot, raporton Portalb.mk.

“Janë në vazhdim procedurat ku transferi i Qeverisë janë në rrjedhë nëpërmjet të cilave Nikolla Todorov dhe VMRO-ja hynë në marrëveshje për ndërtim të Qendrës së re klinike e cila duhet të realizohet në të ardhmen. Qeveria me ingerenca teknike nuk ka të drejtë të nënshkruan marrëveshje pak ditë para se të lëshon pushtetin dhe se duhet t’i interesojë nevojat e qytetarëve.Todorovi tashmë është opozitë. Ata atë klinike e kanë premtuar në vitin 2012 dhe duhej të kishte përfunduar 2 janar 2014. Sot është 19 maj kurse kjo klinikë ka vetëm gardhe. Qeveria e re duhet të ndërtojë klinike të re dhe se pacientët nuk do të shëtiten nga klinika në klinike. Ata të cilët nuk do t’i shërbejnë popullit do t’i pergjigjen ligjit”, tha Shilegov.

Kurse sa i përket takimit të Ahmetit dhe Zaevit, ai njoftoi se vazhdon takimi i liderëve për formim të Qeverisë për çdo vendim do të informohet publiku me kohë nëpërmjet kumtesave.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

VERZIONI DESKTOP