Afganistan: Pesë policë janë vrarë nga kolegu i tyre

Një polic afgan mbrëmë i ka vrarë pesë kolegë të tij në provincën Nangarhar, derisa ata ishin duke fjetur, kanë njoftuar zyrtarët lokalë, shkruan REL.

Sipas këtyre zyrtarëve, sulmuesi i identifikuar me emrin Nasratullah, i kishte mbledhur armët e kolegëve të vrarë dhe kishte ikur.

Asnjë grup nuk e ka marrë përgjegjësinë e menjëhershme. Por, grupi ekstremist, Shteti Islamik, dhe miliatntët talibanë janë aktivë në provincën Nangarhar, që është në kufi me Pakistanin.

Para dy ditësh, katër sulmues të armatosur kanë depërtuar me dhunë në kompleksin e ndërtesës së televizionit në kryeqyetin e kësaj province, Xhalalabad, me ç’rast është shkaktuar një përleshje e armatosur katërorëshe me forcat e sigurisë.

Për këtë sulm, nga i cili janë vrarë 10 vetë, përfshirë sulmuesit, përgjegjësinë e ka marrë Shteti Islamik.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button