Ahmeti mban nesër takim me LSDM-në për qeverinë e re

Kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka thënë se nesër pritet të takohet me përfaqësues të LSDM-së për të formuar qeverinë e re.

“Akoma nuk ka bisedime, nesër do jetë takimi mes BDI-së dhe LSDM-së dhe besoj që do ecin negociatat”, tha Ahmeti për “TV21″, duke shtuar se është optimist se qeveria e re do të formohet së shpejti.

Lideri i LSDM-së Zoran Zaev dje nga presidenti Gjorge Ivanov e mori mandatin për formimin e qeverisë së re.

Shumica aktuale parlamentare në  Kuvendin 120-të anëtarësh të Maqedonisë ka përkrahje nga 67 deputetë të koalicionit të kryesuar nga LSDM-ja, BDI-ja, BESA dhe Aleanca e Shqiptarëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

VERZIONI DESKTOP