Nëse Gjermania dëshiron të largohet nga Incirliku, ky është vendim i saj

Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Turqisë, Mevlut Cavusoglu, deklaroi sot në Ankara se nëse Gjermania dëshiron të braktisë bazën Incirlik, ky është vendim i këtij vendi dhe Turqisë nuk i mbetet asgjë përveç se t’i urojë fat, raporton Anadolu Agency (AA).

Cavusoglu ka komentuar rreth pretendimeve në media se Gjermania mund të braktisë bazën ushtarake Incirlik në Turqi, pasi vendi i tij nuk u dha leje deputetëve gjermanë të vizitojnë bazën para disa ditësh.

“Ky është vendim i tyre, ne nuk do t’i lusim. Dëshiruan të vijnë dhe ne u dhamë vend brenda koalicionit kundër DEASH-it. Por, kjo nuk do të thotë se gjithçka do të jetë ashtu siç ata duan. Atë duhet ta dinë. Nëse dëshirojnë të shkojnë, e jona është t’ju themi ‘me fat’, ka theksuar Cavusoglu.

Në bazën ushtarake Incirlik në jug të Turqisë momentalisht gjenden 260 ushtarë të Bundeswehr-it dhe disa avionë gjermanë të cilët marrin pjesë në operacionet kundër organizatës terroriste DEASH në Siri dhe Irak.

Cavusoglu gjithashtu ka folur edhe në të dërguarin special të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për koalicionin global kundër DEASH-it, Brett McGurk, dhe tha: “Ai hapur mbështet PKK-në dhe YPG-në. Do të ishte e dobishme kur ai të zëvendësohej në atë pozitë”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button