Parlamenti grek do të votojë masa të reja ekonomike përderisa në vend po mbahen protesta

Me paraqitjet e qëndrimeve të liderëve politik sot në Parlamentin grek përfundojnë debatet për projekt-ligjin për vendosje të masave të reja ekonomike, i cili sonte vonë do të vihet në votim.

Në vend, sot në mëngjes përfundoi greva 24-orëshe, e thirrur nga sindikatat në Greqi kundër masave të reja ekonomike, në të cilën marrin pjesë pensionistë, të cilët ende punojnë dhe persona me uniforma, ndërsa Konfederata e përgjithshme e punës (GSEE) paralajmëroi se për sot ka caktuar protestë të re.

Protesta është planifikuar të mbahet në momentin kur në Parlament pritet të votohet për projekt-ligjin, parashtruar nga Qeveria për masa të reja ekonomike në shumë prej 4,9 miliardë eurove në këmbim për transhën nga kreditë ndërkombëtare.

Sindikata PAME gjithashtu bëri thirrje për pjesëmarrje në tubimin në sheshin Omonia në Athinë.

Debatet për projekt-ligjin po zhvillohen pa pjesëmarrje të grupit parlamentar të partisë neonaziste Agimi i Artë. Deputetët e tij dje u mënjanuan nga salla e Kuvendit për shkak të incidentit, paraprakisht këtë javë.

Partitë opozitare konsiderojnë se masat e aranzhuara nga Qeveria e obligojnë vendin për memorandum të ri, të katërtin me radhë dhe paralajmëruan se do t’i hedhin poshtë.

Votat e koalicionit qeveritar, megjithatë mjaftojnë që projekt-ligji të miratohet.

Kryeministri, Aleksis Cipras para gazetarëve në Parlament shfaqi shpresë për epilog pozitiv të marrëveshjes, të cilën Qeveria një kohë të gjatë e kontraktonte me kreditorët dhe shtoi se pritet në takimin e Eurogrupit më 22 maj të gjendet zgjidhje për borxhin grek.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button