Fluidi Çitaku, Jupolli e Durmishi me çifteli dhe okarinë nesër në Paris

Erëmira Çitaku, Luan Durmishi dhe Liburn Jupolli, nesër mbrëma do të mbajnë koncertin e tyre të ideuar nga Erëmira Çitaku në Paris, shkruan KultPlus. Të tre artistët shqiptarë do të prezantojnë projektin “HyperCreation”, i cili bashkë me “Shtëpia e qenies” dhe “Etno muzikë e re”, do të prezantohen në Paris, pikërisht në Center de Recherche Interdisiplinaire, nesër më 18 maj më fillim nga ora 19:00.

Në një intervistë të mëhershme për KultPlus, vetë Çitaku, pati thënë se me vete do të marrë edhe çiftelinë dhe okarinën. Ajo pati treguar se do të bëhet një kombinim mjaft interesant dhe shumë i nevojshëm, pasi që, sipas saj, ajo e ndjen të nevojshme që t’i përfshijë elementet që e përfaqësojnë identitetin kosovar dhe shqiptarë në një koncert të tillë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

VERZIONI DESKTOP