Mundësit e rinj nesër udhëtojnë për Evropianin në Beograd

Nga e premtja e deri të dielën, në kompleksin sportiv “Pionir” në Beograd, do të organizohet Kampionati i parë Evropian në mundje për fëmijë. Në këtë ngjarje të madhe sportive të mundjes, do pjesëmarrës është reprezentacioni i Maqedonisë, i udhëhequr nga trajnerët, Sufijan Ismaili dhe Davor Tasev, ndërsa për medalje dhe arritje sa më të mirë, do të konkurojnë tetë mundësit më të mirë të vendit tonë, në të dyja konkurrencat, si te meshkujt, ashtu edhe te femrat.

Ekipi ynë, do të kërkoj rezultate pozitive përmes këtyre mundësave: Besir Alili dhe Stefan Shterjov (35 kg), Zulqufli Asani (38 kg), Nenad Panov (42 kg), Aid Salihasi (47 kg), Filip Tasev (53 kg), Ermal Ramani (66 kg), si dhe garueseve në konkurrimin e femrave, Olgica Koceva (52 kg) dhe Bojana Lazarevska (57 kg).

Para udhëtimit për në Beograd, trajneri i ekipit Sufijan Ismaili, është shprehur i kënaqur nga përgatitjet e deritanishme të të gjithë mundësve, duke u shprehur se pret rezultate pozitive dhe së paku një apo dy medalje. /Portalb.mk/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

VERZIONI DESKTOP