VMRO reagon pasi Zaev e mori mandatin nga Ivanov

Përpjekjet e qytetarëve për ruajtje të unitaritetit të Maqedonisë dhanë fryt, ngase sot u dhanë garancitë se nuk do të shkatërrohet karakteri unitar i Maqedonisë multietnike, deklaroi Nikolla Todorov anëtarë i Komitetit Ekzekutiv të VMRO-DPMNE-së.

“I tërë opinioni ishte dëshmitarë i mashtrimit post-zgjedhor, e shndërruar në Platformën e Tiranës e cila u bë kusht për formimin e Qeverisë së re dhe paraqiste rrezik për të ardhmen e Maqedonisë. Për këto skenarë ka reaguar edhe VMRO-DPMNE. Që sot e tutje edhe LSDM dhe Zaev kanë përgjegjësi të plotë dhe nga ato varet formimi i Qeverisë së re. Zoran Zaev është mandatari i parë i cili nënshkruan se nuk do t’i shkelë interesat më të mëdha të shtetit. VMRO-DPMNE e di se vlen fjala e Zaevit. Për këtë shkak të VMRO do të ndjekë me kujdes punën e tij dhe nuk do të lejojë që çfarëdo lloj arsye të heqë dorë nga garancitë të cilat i ka dhënë”, tha mes të tjetrash Todorov.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button